Ndahet nga jeta ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha

Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme shqiptare Nexhmije Pagarusha. Ajo do të mbetet ikonë e muzikës shqiptare pasi veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare ishte aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takonte

Pagarusha ishte e njohur si për muzikën popullore por edhe atë të operas. Krahas kësaj ajo ishte dhe aktore e suksesshme sinë film po dhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota”, me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji.

Ajo dhe muzika ishin një! Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu