Bashkëpunim i fuqishëm me Shqipërinë, Kurti: Me Ramën i japim shqiptarëve atë që nuk kanë pasur më parë

Gjatë fjalës së tij në konferencën, Albin Kurti tha se bashkë me Ramën do u dëshmojmë shqiptarëve se me bashkëpunim do ju japim atë që nuk e keni pasur kurrë.

Kurti deklaroi se kërkon një bashkëpunim me Shqipërinë për formimin e një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen por dhe të shtohen

 ”Ju faleminderit shumë i nderuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Jam i gëzuar që ndodhem në Tiranë. Dhe një orë dhe bëhet një javë që jam kryeministër.
Vendi i parë si kryeministër që vizitova ishte Prekazi i Adem Jasharit, qyteti i parë Mitrovica dhe shteti i parë padyshim Shqipëria.

Dua që me këtë dekadë të tretë të shekullit të 21 të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve. janë prioritet i njëra- tjetrës dhe nuk presin asnjë fushë.

Të formojmë një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen por dhe të shtohen.
Të shtojmë bashkëpunimin dhe bashkërendimin. Me këtë rast dua të falenderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për përkrahjen e pakursyer ndaj Kosovës.
Kosova nuk do ia dilte në luftën apo dhe në paqe ndaj Serbisë pa Shqipërinë. në shekullin e 21 duam të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm.

Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Këto janë fushë ku i kemi preokupimet e njëjta dhe aleteatët tonë demokratikë dhe perëndimorë. Do e dëshmojmë si dy kryeministra në avancimin tonë ndërshtetëror.
Këtë do ta ketë rastin pikërisht me ne. ”- tha Kurti

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu