Pritet revulocion tek skuadra e Barcelonës, pasiguria ka mbuluar lojtarët

Skuadra e Barcelonës pritet të përballet me ndryshime të mëdha para nisjes së sezonit të ardhshëm. Loja që po bën ekipi nuk shihet aspak pozitive pavarësisht se skuadra është në garë për trofeun në La Liga dhe atë të Champions League.

E njëjta ide është krijuar te tifozët dhe mediat katalunjase. Sipas tyre, Barcelona ka humbur identitetin në lojën e saj, që i lejoi dominimin dhe shumë triumfe në dekadën e fundit.

E pa sigurte duket dhe e ardhmja e Lionel Mesit pasi i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe ka qarkullim të fjalëve që ai mund të largohet.

Edhe Luis Suarez duket se është në hapat e fundit të karrierës së tij. Nëse nuk do të jetë i menjëhershëm, mënjanimi i tyre do të bëhet gradualisht.

071436450 88ba5052 6db2 484f Aa2e 4afe811868cb

Konfirmimi për këtë, të paktën sa i përket sulmit vjen nga “El Mundo Deportivo”, e përditëshmja gjithmonë e mirë informuar për atë që ndodh në klubin “blaugrana”. Që në faqen e saj të parë në numrin e së martës, gazeta tregon se Barcelona i është kthyer kërkimit të një sulmuesi. Në krye të listës qëndron Lautaro Martinez, por drejtuesit katalunjas po studiojnë të tjera opsione edhe në La Liga.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu