Koronavirusi detyron Kinën të ulë taksat në sektorët kryesorë

Koronavirusi e ka dëmtuar ekonominë kineze duke e detyruar Qeverinë që të publikojë një udhëzues për të ulur presionin financiar në sektorët kryesorë. Do të hiqet tatimi për  mbi vlerën e shtuar në sektorë si transporti, furnizimi me ushqime dhe dërgimi i mallrave të përdorimit të përditshëm.

Udhëzimi gjithashtu rregullon politikat preferenciale tatimore për dhurimet vendase dhe të huaja.

Udhëzimi pason një sërë politikash tatimore të shpallura javën e kaluar për të mbështetur parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, furnizimet, dhurimet dhe rifillimin e punës.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu