Coutinho jashtë planeve të Barcelonës, klubi vendos skonto për të; Ja çmimi i brazilianit

Barcelona ka luftuar shumë që të kishte Philippe Coutinho por si duket tani ka vendosur që ta shesë madje edhe me “sconto”.

Braziliani vlerësohej me çmimin prej 120 milion euro por Barcelona vendosi ta shesë me 80 milion euro shkruan “Daily Express”

Braziliani në fakt nuk bën pjesë as në planet e Bayern Munich, skuadër e cila ka fjalën e parë për të blerë kartonin e tij, teksa është në formë huazimi deri në fund të sezonit.

I padëshiruar në Barcelonë dhe Mynih por Coutinho ka ende admirues në Liverpool. Jurgen Klopp nuk do të ishte kundër një rikthimi të sulmuesit në “Anfield” por vetëm në rastin se Firmino largohet në Mynih. “The Sun” vijon të insistoj, Bayern ka gati 90 milion euro për sulmuesin e Liverpool, nëse Firmino vendos të largohet atëherë Klopp ka gati jo një për dy lëvizje.

E para dhe më e rëndësishmja është transferimi i Timo Werner, me gjermanin që është kthyer në prioritet kryesor. 60 milion euro është klauzola e tij e largimit, shumë të cilët Liverpool do ta paguaj menjëherë pa u futur fare në negociata me Laipzig. Werner po kalon një formë shumë të mirë edhe këtë sezon teksa ka shënuar 25 gola në 30 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu