Koronavirusi/ Mancester Unitet izolon nigerianin, u ble nga një skuadër kineze

Koronavirusi ka ndikuar edhe në futbollin anglez ku futbollisti Odion Ighalo i cili erdhi me ëndërr të madhe tek skuadra e Manchester Unitet është izuluar për një periudhë 2 javore.

Nigeriani u transferua nga skuadra kineze Shanghai Shenhua dhe sipas mediave angleze në fillim ai duhet të karantinën 2-javore sipas protokollit mjekësor. Periudha e izolimit përfundon në fundjavë, ndërsa gjatë kësaj kohe Ighalo nuk ka arritur të bashkohet me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, por stërvitet i vetëm dhe larg kompleksit të Manchester United.

Klubi anglez duket se e ka marrë seriozisht rrezikun nga virusi vdekjeprurës dhe për këtë ka vendosur të ndryshojë edhe hotelin gjatë grumbullimit të shkurtër në Marbella të Spanjës. Manchester United anuloi qëndrimin në hotelin luksoz, ku një javë më parë ishte akomoduar skuadra kineze e Dalian Yifang që drejtohet nga Rafael Benitez.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu