Kurti: Brenda projektit të Shengenit Ballkanik Serbia synon Jugosllavinë e katërt

Prishtinë | Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shengeni ballkanik nuk është realitet, por thjesht një ide. Në një intervistë për KTV-në, Kurti deklaroi gjithashtu se ky minishengen paraqet Jugosllavinë e katërt, e cila është edhe në interesin e Rusisë.

“Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide sesa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni Ballkanik ka rreziqet e veta, nuk kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, por që brenda këtij projekti Begradi e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu