Kush është ish-kryeministri serb që presidenti Meta “i heq kapelen”

“Në Ballkan nga eksperienca ime 30-vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe të gjithë popujt”.

Me këtë mesazh Ilir Meta tregoi se pavarësisht nga historia, paragjykimet që mund të kemi pasur për shkak të historisë, ka pasur fatin të njohë një udhëheqës, sipas tij, të madh të Serbisë.

Bëhet fjalë për Zoran Xhinxhiç (Zoran Đinđić), kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.

“Një demokrat, proeuropian, me vizion shumë të qartë europianizues që ishte Zoran Xhinxhiç. Jam i bindur se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për një Serbi europiane është ende e gjallë. Ne asnjëherë nuk do të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportin me Serbinë për të ardhmen”.

Xhinxhiçi u vra më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit.

Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviç janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu