Porti i Durrëst garanton shkëmbimet tregtare me 25 vende të botës; Ja shtetet që kanë rënë më shumë në sy

Në portin e Durrësit gjatë viteve të fundit ka pasur shkëmbime tregtare me rreth 25 vende të ndryshme. SHBA, Tunizia, Rusia dhe Malta janë shtetet që kanë shënuar një rritje graduale të shkëmbimeve përmes portit të Durrësit, veçanërisht gjatë vitit 2019.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “import-eksporti në 5 vite ka qenë: Rusia me mbi 1,9 milion ton, Turqia, me afro 1,65 milion ton, Italia, me rreth 838 mijë ton, Egjipti, 608 mijë ton, Libia, 495 mijë ton, raporton ATSH.

Sipas renditjes së volumit të mallrave të përpunuara gjatë periudhës 2014 – 2019, SHBA, Malta, Ukraina dhe Kina zënë vendet nga i gjashti në të dhjetin me volume prej mbi 300 mijë ton në pesë vjet, ndërsa pas tyre renditen, Tunizia, Kroacia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rumania. /ATSH / Bulqiza.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu