Të hënën Konferenca e Donatorëve; Rama thotë se pritshmëritë e tij janë të mëdha

Tiranë | Kryeministri Rama teksa vizitoi në banesën e re familjen Cuka, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, foli edhe për Konferencën e Donatorëve. Të hënën vendet dhe organizatat e BE do të japin donacionet për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e Rindërtimit dhe Rama tregon pritshmëritë e tij.

Ai shprehet se Konferenca e Donatorëve nuk do të jetë diçka simbolike apo nën pritshmëritë, por ai pret që të jetë një ndihmë e madhe që bashkë me fondet në Shqipëri dhe me dy ide të tjera më vonë të plotësohen nevojat.

Fatura e tërmetit të 26 nëntorit është 985 milionë euro dhe nevojat janë pak më të larta, por Rama e ka të qartë që Konferenca e Donatorëve nuk do i plotësojë të gjitha këto.

”Tani kemi të hënën këtë Konferencën e Donatorëve, të shohim çdo marrim, kemi punuar intensivisht me kontaktet dhe udhëtimet, takimet edhe kemi një ndjesi të mirë. Nuk do të jetë diçka e thjeshtë, simbolike, apo diçka shumë shumë nënpritshmëritë. Pritshmëria ime është të kemi një mbështetje që të kemi një mundësi që bashkë me fondet tona dhe dy idetë e tjera pas pak të plotësojmë nevojën”, – tha Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu