Elbasan, në makinë me doza heroine e kokaine, pranga 41 vjeçarit

Policia e Elbasanit goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në pranga ra shtetasi me iniciale B.M., 41-vjeç pasi kishte kokainë në automjetin e tij.

“Në pranga është vënë B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte’’, njofton policia.

Mësohet se 41 vjeçarit i është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu