Tragjedia në Bulqizë, presidenti Meta viziton në spital vajzën e mbijetuar të familjes Tolaj

Tiranë | Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi nga afër në Spitalin e Traumës, Meritën, vajzën e vogël e cila i mbijetoi tragjedisë në Bulqizë.

Gjendja e saj është e stabilizuar, tha Presidenti Meta, ndërsa vlerësoi punën e mjekëve.

Meta siguroi se do të jetë pranë familjes për të kaluar këtë dhimbje, që sipas tij është e pangushëllueshme.

“Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Sikurse dimë ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për gjithë familjen Tola, për komunitetin e Ostrenit dhe Bulqizës, dhe siguroj që do të jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme”, – tha Meta.

16-vjeçarja Merita Tola ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Tola, pas vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, që dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Sipas burimeve vajza e mitur ndodhet në gjendje shoku pas tragjeditë, por jashtë rreziku për jetën.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu