Dafina Zeqiri se mban më të fshehtë, publikon foton me DJ Geek

U përfol shumë në showbizin shqitar se Dafina Zeqiri ishte në një lidhje me Dj Geek por nuk pati asnjë reagim nga ata të dy.

Mirëpo për këtë Shën Valentin marrin fund pikpyetjet e fansave pasi ata vendosën të ndajnë një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Në fotografin shihen shumë pranë njëri tjetrit teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu