Iu publikua video erotike, jep dorëheqje kryetari i bashkisë së Parisit

Ka dhënë dorëheqjen kryetari i bashkisë së Parisit Benjamin Griveaux pas publikimit të një videoje me përmbajtje erotike ku ishte i përfshirë dhe vetë ai.

Ish- zëdhënësi i Presidentit Emanuel Macron u akuzua nga një artist rus për hipokrizi. Petr Pavlensky i cili kërkoi azil politik në Rusi në vitin 2017 deklaroi se ishte ai që e postoi videon e deputetit që bëri xhiron e rrjetit.

Ky skandal ka sjellë dhe reagimin e partive kundërshtare të cilët e mbështetën Griveaux.

Shumë prej tyre deklaruan se postimi i videove të tilla është një shkelje e rëndë për privatësinë e një personi ndaj qeveria duhet të marrë masa të rrepta për Petr Pavlenskyn.

Gjithashtu ata inkurajojnë kandidatin për bashki që të rikthehet në garë.

Griveaux nuk ishte një ndër pretendentët për të fituar zgjedhjet në mars por ai ishte një aleat i Presidentit Macron.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu