Zgjedhjet e 30 qershorit; Ambasadat zbresin në terren

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të enjten e 27 qershorit vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton për mediat e Tiranës se do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thekson se ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin. Po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.

KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak, ORT.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, por mazhoranca e konsideron dekretin si antikushtetues dhe të pazbatueshëm. Dekreti nuk u njoh as nga KQZ, ndërsa Kolegji Zgjedhor refuzoi të pranonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për heqjen e emrit nga fleta e votimit pas vendimit të Metës.

Ndërkohë, zhvillime të reja priten mesditën e sotme, pasi në Presidencë po zhvillohen takime me drejtuesit e opozitën për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e Metës për dialog, duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet janë në 30 qersho

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu