Arrestohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Budapest

Hungari – Arrestohet Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski mëngjesin e së enjtes më 27 qershor nga policia hungareze në Budapest.

Gjykata e Budapestit do të vendos të enjeten e 27 qershorit në lidhje me  ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Vendimi akoma nuk është bërë i ditur pasi seanca po zhvillohet pa prezencën  e mediave dhe pritet përfundimi i saj që të bëhet i ditur fat i ish-kryeministrit maqedonas.

Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm (e enjte 27 qershor) në Buudapest pas kërkesës së gjykatës.

Nga fotot shihet Gruevski që i fsheh prangat në duar me xhaketë.

Maqedonia e Veriut  kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku” si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu