Makthi i rrugës Klos-Burrel drejt përfundimit

Segmenti rrugor Burrel-Klos po vazhdon punimet me intesitet të lartë, duke bërë të mundur përfundimin në kohë të rrugës.

Punëtorët  kanë nisur nga puna pas heqjes së shtresës së vjetër të asfaltit duke hedhur tashmë asfaltin e ri në këtë segment rrugor. Kujtojmë se punimet në aksin rrugor Burrel-Klos kanë filluar që nga tetori i 2018, punëtorët janë duke punuar masivisht për të realizuar në kohë projektin.

Punimet për rehabilitimin e këtij projekti kanë arritur deri në fshatin Suç dhe pothuajse një segment është  përfunduar. Burimet bëjnë të ditur se deri tani nuk ka pasur asnjë problem në lidhje me trafikun pasi situate është menaxhuar nga policia rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu