Parashikimi i motit, ja çfarë sjell muaji shtator

Shiu i parë pas verës do të vijë në shtator. Fillimi i muajit do të sjellë reshje dhe vranësira, megjithatë temperaturat e larta do të jenë prezente, duke bërë që vapa të mos “largohet me gushtin”.

Shtatori do të sjellë shi. Pas ditëve të nxehta përvëluese të gushtit dhe thatësirës në shumicën e vendit, java e parë e shtatorit vjen me reshje shiu dhe vranësira në të gjithë vendin.

“Duke filluar që të dielën pasdite dhe të hënë, do të sjellë vransira në territor sidomos në zonat malore ku priten rrebeshe afatshkurtra shiu. Në zonat malore parashikohet të kemi edhe stuhi ere, të shoqëruara edhe me stuhi breshëri. Zona jugore dhe qendrore e vendit  kryesisht do të përfshihet nga shirat ditën e hënë, të martën dhe të mërkurën”, – deklaroi meteorologia, Adiola Bani.

Megjithatë, vapa nuk ikën me gushtin. Metereologia, Adiola Bani, thotë se temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vijojnë të jenë prezente.

“Kryesisht 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë me vlera termike relativisht të larta krahasuar me muajin që hyjmë, sepse zyrtarisht hyjnë në vjeshtë. Temperatura do të luhatet nga 30-32 gradë Celsius”, – u shpreh ajo.

Sipas meteorologes, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara. /bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu