Bulqizë, bllokohen mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e Buallit, irritohen shoferët

Bulqizë – Këte të martë policia e qytetit të Bulqizës ka bërë të mundur bllokimin e të gjithë mjeteve të tonazhit të rëndë të transportit të kromit drejt Portit të Durresit.

Postblloku policor është vendosur në Qafën e Buallit dhe sipas drejtuesve të mjeteve, shkak i bllokimit është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 tonë në aks.

Kjo mbingarkesë është cilësuar si shkaku kryesor për gjendjen e amortizuar në rrugët që lidh qytetin e Bulqizës me Tiranën dhe qytetet e tjera.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet.

Ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë.

Sipas tyre kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë hasin probleme me qarkullimin, pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh. /bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu