Vlorë, mbahet ceremonia në përkujtim të luftës së famshme të vitit 1920

Në Vlorë po mbahen ceremonitë në kujtim të luftës së famshme të vitit 1920. 99 vite më parë një kryengritje e gjithë zonave të pushtuara nga ushtria italianë.

Lufta e Vlorës më 1920 ose Lufta e Njëzetës ishte një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës për zotërimin e qytetit te Vlorës.

Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total qe do i benin pushtuesit italianë.

Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Në ceremoninë që u mbajt këtë të martë (3 shtator 2019) morri pjesë edhe kryetari I Kuvendit Gramoz Ruci, i cili tha se Vlora dha mësime historike dhe aktuale.

Mësim për të mos u ikur përgjegjësive kombëtare ndërsa Labëria, djep i kapedanëve dhe çlirimtarëve.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu