Një valë e gjerë arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit.
Burime i thanë gazetares Klodiana Lala, se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.
Gazetarja tha se deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.
Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar kompani fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.
Dyshohet se nga skema e kompanive fiktive përfitonin edhe rimbursimin e TVSH duke i shkaktuar dëm shtetit.
Ndërkohë që aksioni vijon ende, mësohet se të arrestuarit janë biznesmenë ndërtues rrugësh, të cilët kanë mashtruar me skemat e TVSH-së. /bulqiza.info/