Klos, sëmundja e procesionares than masivin pyjor të pishës

Klos – Masivi pyjor me pisha nga Qafa e Buallit e deri ne fshatin Klos Katund ka nisur të thahet.

Shumë prej pishave janë tharë plotësisht, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik.

Sipas specialistëve të pyjeve, shkak kryesor për këtë mbetet sëmundja e procesionares së pishës.

Edhe pse një pjesë e këtij masivi është trajtuar 3 vjet më parë, situata vijon të mbetet problematike.

Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami tha se fillimisht specialistët do të vërtetojnë shkakun e vërtetë të tharjes e më pas do të veprohet për zgjidhjen e problemit.

Procesionarja është një ndër problemet më të mëdha me të cilën përballen masivet pyjore me pishë të zezë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu