Ura e Vashës drejt përfundimit; Ja se si duket ajo sot (VIDEO)

Bulqizë – E menduar si një nga pjesët më të vështira të rrugës së Arbrit, Ura e Vashës tashmë është pothuajse e përfunduar. Të kontaktuar nga Bulqiza.info, burime nga Bashkia Bulqizë bëjnë me dije se janë vetëm disa detaje të vogla që na ndajnë nga realizimi i plotë i gjithë urës.

Ura e Vashës lidh dy tunelet në dy shpatet e malit. Ajo përbëhet nga një konstruksion metalik në një hark rihter. Ura ka 27 kolona paralel në të dyja anët e saj, të cilat ngrihen drejt lart. Ura ka një gjatësi hapësirë drite 160 metra, pjesa e kalueshme mbi konstruksion metalik është 220 metra, ndërkohë që vetë ura është 242 metra.

Bulqiza.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu