Kush janë administratorët e rinj të Njësive Administrative në Bulqizë dhe çfarë pritet të bëjnë në vitin e ardhshëm?

Bulqizë – Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka mbledhur sot administratorët e rinj të njësive administrative të kësaj bashkie.

Sipas një njoftimi për shtyp nga kjo bashki, theksi i diskutimeve ishte zbatimi me korrektësi i të gjithë zërave dhe projekteve të parashikuar në buxhetin e vitit 2020, i cili u miratua në unanimitet nga Këshilli Bashkiak.

Duke vlerësuar si parësore vëmendjen që u duhet kushtuar banorëve dhe marrjes në konsideratë të shqetësimeve të tyre, Kryebashkiaku Lefter Alla theksoi se  duke nisur nga muaji janar i vitit 2020 do të fillojë ndërhyja në infrastrukturën rrugore, rrjetet e ujësjellësit, kanalet vaditëse të çdo njësie, si edhe puna për ndërtimin e tregut të ri të fruta-perimeve në qytet.

Duhet theksuar se buxheti i Bashkisë Bulqizë për vitin 2020 u hartua pas konsultimeve të gjera që Alla zhvilloi me banorë të të gjitha njësive administrative.

Nga ana tjetër, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe çështjes së përzgjedhjes së kryepleqve të fshatrave, ku në çdo kandidaturë primare do të jetë reputacioni dhe kontributi i tij lidhur me punën në komunitet.

Ndërkohë, emrat administratorëve të rinj të njësive administrative të Bashkisë Bulqizë janë si më poshtë:

  • NjA Gjoricë: Ndriçim Cami
  • NjA Shupenzë: Haxhi Pulja
  • NjA Zerqan: Bardhul Kala
  • NjA Fushë Bulqizë: Shkëlqim Canga
  • NjA Martanesh: Arjan Haslika
  • NjA Trebisht: Edmond Osmani
  • NjA Ostren: Altin Tola

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu