Alla përgënjeshtron videon dhe akuzat e PD: Drejtësia do të zbardhë shpifjet e serialit Babale!

Bulqizë – Ka qenë i menjëherëshëm reagimi i Kryebashkiakut Lefter Alla pas videos së publikuar nga ABC News dhe akuzave të Partisë Demokratike për konsumim lënde narkotike.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Lefter Alla e vlerëson videon si një montazh të shëmtuar, i cili sipas tij është pjesë e serive të radhës Babale.

Më poshtë, statusi i plotë i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla:

Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën se drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shance që t’ju ecë ky shantazh. Nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu