Boksieri Ismail Keta vlerëson kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Lidhur me atë të cilën Partia Demokratike e cilëson si skandalin e radhës me kryebashkiakët socialistë, ku pretendohet se në një video Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla shfaqet duke marrë lëndë narkotike, ka reaguar edhe boksieri i njohur nga Bulqiza, Ismail Keta.

Nëpërmjet një komenti në një postim në “Facebook”, krahas shumë komentuesve të tjerë që kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin Alla, edhe boksieri bulqizak i shumë trofeve kombëtare dhe ndërkombëtare zgjedh të mbajë po këtë qëndrim.

Ai shprehet se uron që lajmi për këtë ngjarje të mos jetë i vërtetë, pasi deklaron se ruan mirënjohje për respektin e dhuruar nga kryetari Alla.

Ndërkohë ai shpreh dëshpërim për fatin e Bulqizës ndër vite, e cila sipas tij është zhvatur në mënyrë të vazhdueshme.

Komenti i boksierit Ismail Keta:

🙄Cfare nuk po ndodh ne Shqipëri!!
Uroj te mos jete i vértete ky lajm, pasi ruaj mirenjohje per respektin e dhuruar nga Lefteri, po ashtu edhe per ate Bulqizë qe turpi dhe zhvatja nuk po i ndahet !!!!

/Bulqiza.info/

Shqiptarit nga Kosova i vjedhin targat 11 mijë frangëshe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu