Basha thellësisht i shqetësuar për koronavirusin: Qeveria të veprojë, s’është koha për propagandë

Tiranë | Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot në një takim ekspertë të shëndetësisë, ish-deputetë dhe mjekë në selinë e PD në Tiranë. Ky takim vjen në formën e një konsultimi lidhur me situatën alarmante që është krijuar në vendin fqinj, Italinë dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, kryedemokrati Basha mbajti edhe një deklaratë për mediat, nga ku deklaroi se:

“Gjatë 24 orëve të fundit kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren, kemi monitoruar edhe veprimet e krijuara ose të pretenduara nga autoritetet. Kam për të përcjellë disa mesazhe në këto momente pasigurie, sot është koha të flasin mjekët, specialistët; të hartohet plani i detajuar i masave konkrete, të ndahet dhe të shpërndahet (ky plan) me qytetarët që ata të informohen për masat”.

Më tej, Basha shtoi:

“T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve, që vijnë nga zonat e infektuara. S’është koha për propagandë, qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë në mbështetje të mjekëve dhe specialistëve. Vendi ynë ka mjekë të zotë për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja e nevojshme. Mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, as më të lehtën. Partia Demokratike do vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas ditë, orë pas ore. Larg panikut, të informoheni, autoritetet të informojnë qytetarët, të lënë specialistët dhe mjekët të flasin. Partia Demokratike po monitoron situatën, detyra jonë t’u shërbejmë qytetarëve përmes transparencës, të bëhemi zëri i mjekëve të fushës”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu