Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata e Vlorës lë në burg tre përgjegjësit kryesorë

Vlorë | Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për 6 të arrestuarit e operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme të ardhura nga Italia në Portin e Vlorës.

Nga 6 të arrestuarit, Gjykata ka vendosur arrest me burg për pronarin e firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzin, zëvendës kapitenin e tragetit St Damian Kujtim Xhaferllarin si dhe për shoferin e furgonit Arbër Çunin.

Në arrest shtëpie janë lënë kapiteni i tragetit Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni, administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1”.
Kurse drejtori operativ i agjencisë së biletave është lënë në detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë raportohet se Elisabeta Çuni, pas seancës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më 20 shkurt Policia zhvilloi operacionin ”Amiant”, ku në tragetin St Damian të linjës Brindisi-Vlorë u bllokuan fuçi dhe qese të cilat dyshoheshin se kishin përmbajtje të rrezikshme.

Ishte firma ”Delfini 1” ajo që i sillte këto produkte në Shqipëri.

Mediat italiane zbuluan se ishin kryer të paktën edhe 15 importime të tjera nga Italia, ndërsa analizat laboratorike treguan se këto mbetje nuk kishin përmbajtje radioaktive.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu