Alarmi për koronavirusin; Ja kontrollet që u bëhen udhëtarëve që vijnë nga Italia

Tiranë | Ditët e fundit, vendi fqinj Italia është përfshirë nga paniku për koronavirusin, ku deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe 232 të tjerë rezultojnë të prekur. Lidhur me këtë, masa të shtuara kontrollesh ka pasur edhe në portat hyrëse-dalëse shqiptare.

Disa avionë kanë ardhur nga Italia në vendin tonë që prej ditës që u dha alarmi i shpërthimit në masë, ku zonat më të prekura ishin Milanoja dhe Ventoja.

Këto pamje tregojnë kontrollet që u ushtrohen udhëtarëve që vijnë nga Italia dhe jo vetëm, në aeroportin e Rinasit.

Mbrëmjen e djeshme Ministria e Shëndetësisë reagoi me anë të një deklarate, ku shprehej se 8 persona kanë bërë kontrollin për koronavirus dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu