Ardi Veliu urdhëron lëvizjen e disa shefash komisariatesh/ Emrat

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu urdhëroi ditën e sotme lëvizjen e disa shefave të komisariateve të rëndësishme në Shqipëri.

Bëhet me dije se janë ndryshuar shefat e komisariateve të Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Shijakut.

Në Vlorë deri tani mësohet se Oliti Zeqo do të zëvendësohet nga Mond Pjetri. Kurse në Elbasan shkon Ermal Lila teksa do të zëvendësojë Faik Rukon.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu