Banorët e ishujve grekë pëplasen me policinë, kryebashkiaku dhe prifti bëhen për spital

LesvosQios | Një pëplasje e dhunshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm me policisë dhe banorëve të dy ishujve në Greqi. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në ishujt Qios dhe Lesvos, ku vendasit kundërshtojnë planin për ngritjen e kampeve për refugjatët që largohen nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Nga këto përplasje ka pasur edhe të lënduar, madje kryebashkiaku i Qiosit Stamatis Karmancis, prifti dhe presidenti i Asamblesë të Klerit të Qiosit u dërguan në spital.

Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës greke të Athinës për emigrantët, pasi këto dy ishuj janë bërë baza të emigrantëve, duke u mbipopulluar nga ta.

Policisë greke i është dashur që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 banorët e irrituar në Lesvos, pasi u sulmuan me mjete të forta nga ta.

Greqia ka  momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos, i cili është projektuar për 3 mijë vetë, por deri tani numri i të akomoduarve aty ka shkuar në 18 mijë.

Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesvos, Qios, Samos, Kos dhe Leros.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu