Tiranë | Policia Shkencore ka hedhur sot poshtë akuzat se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është përdorues i lëndëve narkotike. Ky përfundim u arrit nga kryerja e analizave të mostrave të gjakut dhe urinës.
Alla iu nënshtrua hetimit nga SPAK pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë.
Avokati i tij Petrit Ismaili pritet t’i drejtohet SPAK-ut brenda javës për pushim të hetimeve.
Alla mohoi të jetë ai personi në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.
Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërkohë akuzoi Partinë Demokratike se së bashku me një televizion lokal kanë montuar videon.
Lefter Alla i drejtohet drejtësisë; Tjetër padi për Ervin Salianjin e PD