Dosja “Fati i Lojrave”/ Gjykata jep vendimet: Burg pa afat për “bosin e basteve”

Tiranë | Lidhur me dosjen “Fati i Lojrave”, ku u arrestuan dhe u proceduan penalisht në total 115 persona, Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për 55 prej tyre.

Mes 55 personave që janë lënë në burg janë edhe Gramoz Murataj, i njohur si bosi i basteve dhe Elvis Mulaj, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulajt.

Ndërsa për pjesën tjetër të të arrestuarve, gjykata ka dhënë masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje”. Më konkretisht 27 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa 5 të tjerëve u është caktuar detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë, kujtojmë që ditën e djeshme Gjykate e kryeqytetit ka caktuar masat e sigurisë për 30 prej 115 të arrestuarve. Në këtë seancë, togat e zeza lanë të lirë, nën masën “detyrim paraqitje” 9 persona, 16 janë lënë në burg, ndërsa 5 të tjerë në “arrest shtëpie”, gjithashtu janë  në kërkim edhe 3 persona të tjerë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu