Koronavirusi/ Balla: Kongresi i PS do të mbahet më 28 shkurt, nuk ka vend për panik

Frika ndaj koronavirusit nuk do e ndalojë Kongresin e PS-së, i cili do të mbahet më 28 shkurt sipas programit të përcaktuar në Pallatin e Kongreseve u shpreh Taulant Balla.

Balla theksoi se nuk ka nevojë për panik pasi qeveria ka marrë të gjiha masat e nevojshme në koordinim me OBSH që prej ditës kur ky virus u shfaq në Kinë.

 “Së pari, Shqipëria është një shtet normal, ka një qeveri që bën detyrën cdo ditë. Ka një Ministri Shëndetësie që gjej rastin ta përgëzoj, për marrjen e masave shumë më parë në kohë se ky virus të afrohej ne Europë. Prej momentit të shfaqjes në Kinë, janë marrë masat në bazë të një protokolli të mirëdetajuar sipas OBSH. I bëj thirrje qytetarëve se nuk ka hapsirë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë. Kongresi do të zhvillohet normalisht, sipas axhendës tre ditore, është në mjedis të mbyllur, sic është Pallati i Kongreseve, për cdo lloj mase tjetër kushdo duhet të ndjekë protokollin e masave parandaluese.” u shpreh Balla, ndërsa kritikoi ashpër ish kryeministrin Berisha i cili sipas tij, sa herë ka ngjarje është burimi i gjithë alarmeve për vendin.

“Dua të them dy fjalë, personazhi më negativ mbetet Sali Berisha që sa herë ka epidemi apo ngjarje në vend, është burimi i gjithë alarmeve dhe shpikjes se lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi. Që kur tmerroi Kavajën për sa i përket përcaktimit të karatantinës, ishte e turpshme që një ish-kryeministër të shpërndajë lajme të tilla me asnjë të vërtetë, brenda edhe për faktin që dikur ka qenë doktor. Kjo sjellje e turpshme nuk ndodh as në Itali, ku është shfaqur koronavirusi.

Qeveria është në krye të detyrës, po zbaton protokollin nga OBSH. Dua t’i them cdo qytetari anashkaloni lajmet e rreme të cdo qytetari dixhital apo regjistrimi zanor. Duhet të jemi të sigurtë se qeveria po bën gjithçka duhet dhe strukturat në të gjithë territorin po kryen verifikimin e duhur. “ -u shpreh Balla.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu