Negociatat/ Bruksel, Komisioneri Europian për Zgjerimin prezanton sot metodologjinë e re

Sot do të prezantohet në Bruksel metodologjinë e re për zgjerimin e BE para ministrave të jashtëm të vendeve anëtarenga komisioneri europian Oliver Varhelyi.

Pasi të prezantohet metodologjia e re do të ketë dhe një diskutim nga ministrat e jashtëm të BE në Këshillin për Marrëdhëniet me jashtë të BE

Metedologjia e re e BE vendos shumë për fatin e Shqipërisë, dhe jo vetëm edhe të Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat. Në tetor të vitit të kaluar, Franca kërkoi një metodologji të re duke i mohuar negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tashmë që ajo pritet të implementohet Macron ka thënë se është dakort për negociatat me metodologjinë e re. Presidentja e Ke, Von der Leyen ka kërkuar që negociatat të hapen para samitit të Zagrebit në maj në ndërkohë përfaqësues të tjerë europianë kanë dhënë shpresa se mund të hapen që në mars.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu