Pasuritë e sekuestruara nga OFL, Balla: Do përdoren për buxhetin dhe Policinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbajti një deklaratë për mediat, ku foli për paketën ligjore Anti-KÇK. Balla deklaroi se lufta ndaj krimit të forcohet edhe më shumë.

I pyetur për pasuritë e sekuestruara Balla tha se do të hartohen dhe dy ligje për administrimin e pasurive të sekuestruara nga OFL.

Taulant Balla: Dua t`ju them angazhimin e maxhorancës tonë për ta thelluar luftën pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar, që është intensifikuar me paketën anti- KÇK. Hetimi i pasurive të vendosura në rrugë kriminale do të na çojë në hetimin e personave të përfshira në veprimtari kriminale. Është dhe ligji për sekuestrimin, janë sjellë dhe dy ligje të tjera që përmirësojnë kuadrin ligjor në funksion të një rezultati pozitiv në këtë forcë goditëse.

Po për si do të menaxhohen këto pasuri? Balla shpjegoi se një pjesë e tyre do të përdoren për nevojat e buxhetit të shtetit. Por, ai tha se pasuritë e sekuestruara nga krimi do të përdoren për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit.

Taulant Balla: Unë dua ta përshëndes Operacionin Forca e Ligjit për rezultatin e deritanishëm. Nga OFL janë referuar në SPAK pasuri që janë vendosur në rrugë kriminale, që tashmë po sekuestrohen. Ishte i domosdoshëm një ligj për administrimin e këtyre pasurive. Vlera e tyre monetare do të jetë shumë e madhe dhe pse jo të rrisim kapacitetet financiare të shtetit shqiptar për t`i përdorur për nevojat buxhetore që ka vendi, por dhe për nevojat e Policisë së Shtetit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu