Koronavirusi/ Rriten në mënyrë drastike çmimet e maskave dhe dezinfektantëve, prokuroria nis hetimet

Frika ndaj koronavirusit në vendin tonë u shfrytëzua për rritjen e maskave dhe të dezinfektantëve. Krahas kësaj rritje Prokuroria e Tiranës nisi kryesisht hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Hetimet nisen pas informacioneve në media dhe shqetësimit të qytetarëve.

Koronavirusi ka përhapur panik te qytetarët dhe në të gjithë farmacitë e qyteteve vihen re mungesa të maskave dhe të dezinfektantëve. Gjithashtu është vënë re dhe një rritje e çmimit të maskave.

Rritja e çmimit vihet re orë pas ore dhe një dezinfektat nga 250 lekë ka shkuar në 400 lekë.

Ndërsa maskat me karbon janë blerë dhe me 650 lekë të reja.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu