Sherr mes një çifti të rinjsh në Lezhë, 25-vjeçarja plagos rëndë me thikë bashkëshortin

Lezhë | Ditën e djeshme në Lezhë, një konflikt mes një çifti të rinjsh ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Raportohet që ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, në afërsi të shkollave.

Në konflikt e sipër, 25-vjeçarja, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur, ka plagosur me thikë burrin e saj Anton Shytin, për motive ende të paqarta.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet që çuan në këtë plagosje të rëndë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu