Vdekja e punëtorit në punë, arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë

Lezhë – Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, shtetasi Pashk Palokaj, i cili akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimin e rregullave të sigurisë në punë dhe punësim të paligjshëm.

Arrestimi i biznesmenit u realizua me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.

Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu