Humbi të atin, Enca falenderon miqtë: Miq, mesazhet tuaja më dhanë forcë

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare Enca Haxhia humbi babanë e saj Sokol Haxhian. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën në moshë të re.

Këto ditë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim nga dhimbja e madhe që e kishte pushtuar.

Ditën e sotme ajo ka mbledhur forcat dhe ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ngushëlluar dhe i kanë qëndruar pranë. Gjithashtu ajo shprehet se e ka shumë të vështirë të flasë në “Instagram” për këto gjëra që i ka kaq afër zemrës.

“Falenderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam kaq afër zemrës, ndaj po e lë me kaq…”, shkruan Enca .

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu