Nucleus Albania ofron mbështetje për sipërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me 18 këshillues

Organizata jo fitimiprurëse shqiptare, Nucleus Albania ka ofruar mbështetje për sipërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me 18 këshillues.

Ajo vjen me sloganin “Nëse do të shkosh shpejt shko vetëm, nëse do të shkosh larg shkojmë bashkë”

Presidentja e kësaj shoqate, Valbona Ylli tha se rrugëtimi 5 vjeçar ka përshkruar 12 rajone të Shqipërisë me një numër të madh ndërmarrjesh.

Të pranishëm në këtë takim ishin të gjithë aktorët veprues dhe mbështetës, të cilët i janë bashkuar vizionit të Nucleus Albania për një mjedis të favorshëm dhe bashkëpunim në grup.

Qëllimi i operimit të kësaj shoqate në treg është ruajtja e traditave shqiptare dhe përcjellja e tyre në brezat e ardhshëm si një vlerë që nuk duhet humbur.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu