Laç, makina përplas 33-vjeçaren, ndodhet jashtë rreziku për jetën

Laç – Një aksident ka ndodhur orëve të para të mëngjesti ku automjeti përplaset me këmbësoren. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 në qytetin e Laçit ku shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe

E aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu