Reshjet e dëborës lënë pa energji disa fshatra të Elbasanit

Moti i paqëndrueshëm gjatë dy ditëve të fundit me reshje shiu, dëbore dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në disa qare të vendit.

Në Qarkun e Elbasanit ka pasur probleme në në aksin rrugor Stëblevë-Librazhd, ku nevojiten zinxhirët për të kaluar.

Ndërkohë, në akset rrugore kombëtare nuk raportohen probleme deri më tani. Edhe në zona të thella të Elbasanit nuk raportohen probleme.

Ndërohë, situata paraqitet normale dhe në Qafë-Thanë, ndërsa probleme me energjinë raportohen në fshatin Qukës, pasi është dëmtuar shtylla kryesore e furnizimit me energji. Për të rregulluar defektin kanë shkuar në vendin e ngjarjes punonjës të OSHE.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu