Fejohet sërish Silvio Berluskoni; Këtë herë me deputeten 54 vite më të re

Romë | Pas një lidhjeje prej 15-vjeçare, ka marrë fund historia e dashurisë mes ish-kryeministrit italian Sivlio Berluskoni dhe së fejuarës së tij Francesca De Pascale. Sipas revistës rozë italiane, ndarja mes tyre është bërë që në muajin tetor të vitit 2019 me një marrëveshje prej 10 milionë eurosh e dy apartamente në Romë, që lideri i Froza Italia mendohet t’i ketë dhënë ish-së fejuarës së tij. Ky lajm është konfrimuar dhe me një notë zyrtare nga Partia Forza Italia.

“Uroj të gjej pranë vetes një person që kujdeset për të”, – ka deklaruar për mediat ish-e fejuara De Pascali, pas publikmit të notës zyrtare të FI.

84-vjeçari Silvio Berluskoni, sipas mediave italiane është i lidhur aktualisht me deputeten 30-vjeçare të forcës së tij politike, Marta Fascina, 54 vjet më e vogël se ai.

E diplomuar në letërsi e filozofi, para se të zgjidhej deputete ajo ka punuar në zyrën e shtypit të klubit të Milanit e është një tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre.

Sipas zërave mediatikë, duket se e fejuara e re e liderit të Forza Italia është pritur mirë nga familja e nga rrethi i stafit të Silvio Berluskonit, pasi janë të njohura për mediat raporti jo i mirë që ish e fejuara Francesca De Pascali pati gjatë këtyre viteve me familjen e manjantit të Mediaset.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu