Reperi i këngëve patriotike shqiptare Gold AG i jep fund beqarisë

Reperi nga Kosova mjaft i dashur për publikun shqiptar i ka dhënë fund beqarisë së tij, duke u martuar me të fejuarën e tij.

Gold AG është përpjekur që ta mbajë larg vëmendjes mediatike vajzën me të cilën është i lidhur prej disa vitesh.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në “Instagram”, ku në foto shihen 2 duar me simbolin e shqiponjës dhe në gishta të vendosur unazat e kurorëzimit.

Në përshkrimin e fotografisë, Gold AG shkroi “05.03.2020”, duke bërë kështu edhe ditën kur ata janë martuar.

Postimi i tij në “Instagram”:

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu