
Për këtë arsye, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve e qytetarëve janë ngritur grupe pune që do të ofrojnë asistencë të plotë përmes metodave alternative si më poshtë:
1- Postës
2- Adresës elektronike zyrtare të DPTTV (taksat@tirana.al)
3- Numrave të telefonit të vendosur në dispozicion 08008080/ 0035542419705
DPTTV kërkon mirëkuptim për këtë vendim me qëllim shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e institucionit, që mund të jetë shkak për përhapjen e COVID-19. /ATSH