Kryeministri Rama njoftoi se sapo u firmos vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.
“59 shkolla të reja. Godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor, 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti”, tha ai.
“Fucking Corona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, u shpreh kryeministri Rama. /ATSH