
Foto ilustruese
Korçë – Në Korçë ditën e sotme në lagjen 9 ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar me emrin Ervin Pulaha. Ai është gjoditur me një mjet prerës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti.
“Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.