Tiranë- Nesër futet në fuqi shtetrrethimi, që do të jetë në fuqi deri mesnatën e së dielës.
Por cfarë do të ndodhë më pas?
“Ne do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt, për të ngadalësuar maksimalisht shpërndarjen e virusit. E përsëris, nuk është ideja të bëjmë sa më shumë teste, të kapim me teste të gjithë ata që kanë korona, koronën do ta marrin masivisht si një virus gripi, por njësoj si me virusin e gripit, siç tregon eksperienca e Kinës, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurën e patën apo nuk e patën. Ju e dëgjuat kancelaren gjermane që tha 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi” tha Rama.
Biznesi fason dhe call center nuk kanë respektuar rregullat dhe masat mbrojtëse për t’u ruajtur nga përhapja e koronavirusit.
Nga inspektimet e bëra ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se janë konstatuar biznese që nuk kanë ruajtur distancat mes punonjësve prej më shumë se 1 metër larg dhe nuk kanë përmbushur rregullat e higjienës.
Kreu i qeverisë lajmëroi se këto biznese do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë.
“Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem.
“Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën.
“Ne kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim“, – tha Rama.
Këstet e kredive të bankave janë ngrirë, nuk janë problemi i këtij momenti.
“Sot Guvernatori ka shpjeguar që u mor një masë që kishim kërkuar për bankat. Të gjitha këstet e bankave janë shtyrë dhe nuk janë problemi i këtij momenti. Ngritja e kësteve ka ndodhur dhe të gjitha janë bërë me plan dhe do të vijojnë të bëhen me plan” tha Rama.
80% do të kalojnë në shtëpi pa e kuptuar, të tjerët hospitalizim,
“Që të jemi të qartë edhe njëherë. Koronën do ta marrin masivisht si virus gripi, e marrin masivisht, por njëlloj si me virusin e grupit, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurrë që e patën apo jo, se unk do të kemi asnjë simptomë. 20% i atyre që do të ndjehen jo mirë, duhet të kemi fokusin e vëmendjen që flasim për këtë. Një pjesë e kalojnë me shqetësime si një grupi, rrufë, pak temperaturë, këputje, por nuk shkojnë në një gradë më të”, tha Rama.