
Në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e sotme, presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan njoftoi për masat që do të merren nga autoritetet vendase për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Turqi.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan njoftoi se shkollat fillore dhe gjimnazeve do të mbyllen për 1 javë. Ndërsa mësimi për universitetet do të shtyhet me 3 javë pezullim.
Ai gjithashtu njoftoi se proceset mësimore do të zhvillohen në mënyrë elektronike në internet si dhe me programe të posaçme që do të transmetohen në televizor.
Edhe eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në fund të prillit.
Kalin i udhëzoi qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit vetëm nëse është një rast urgjent. Të gjithë ata që do të hynë në territorin turk do të karantinohen për 14 si masë paraprake.
Gjithashtu zëdhënësi i Erdogan njoftoi se të gjitha takimet e Presidentit të vendit do të anulohen deri sa të stabilizohet gjendja.